Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e ‘Bardh a Zi’ se kundërshtarët e tij politikë janë të tmerruar, pasi e dinë se ai po rikthehet fuqishëm në politikë.
I pyetur nga Erion Kristo se tashmë ka dalë një teori e re ku thuhet se Berisha do të japë jetën për PD-në, ish-kryeministri tha se këto janë teori të sponsorizuara nga Soros dhe Rama.
Ai theksoi se shumë shpejt do të zgjidhet në krye të PD.