Ministria e Rinisë, Bora Muzhaqi në daljen e saj në Report Tv ka bërë edhe një koment për gafat e saja në deklaratat për shtyp.
Muzhaqi është shprehur se edhe ajo vet qesh ndonjëherë me gafat e saj edhe se gjitha kjo ndodh sepse nuk ka mjaftueshëm eksperiencë me daljet në publik dhe konferencat e ndryshme.
“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën,” ka thënë ajo.
Së fundmi ajo bëri një lapsus gjatë Kongresit të PS, teksa falënderonte të ftuarit për pjesëmarrjen dhe ju kërkoi falje për diellin e tepërt atë ditë.