-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet e afërmja e viktimës: Vjehrra u tregua e pashpirt, turp se ka vajza vet

Kryesoret

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Roskovec ka trazuar opinionin publik, ku vjehrri ka vrarë nusen e shtëpisë dhe më pas veten.

Ajo që ka hedhur dyshime të tjera mbi situatën ishte dhe reagimi i vjehrrës së të ndjerës dhe e cila teksa media e intervistonte ajo po pastronte dyshemenë ku i shoqi vrau nusen.

Nusja e xhaxhait të viktimës, ka folur ditën e sotme për mediat ku ka treguar edhe versionin e saj të historisë. Sipas saj fajtor në këtë mes ishte dhe Fatjoni i cili e kishte marr nuse dhe e kishte sjell në shtëpi edhe pas kërcënimeve të babit të tij.

Po ashtu ajo shtoi se edhe vjehrra ishte një fajtor nxitës në debatet mes nuses dhe autorit të krimit.

“Ajo s’paska pasur shpirt s’ka qenë një herë nenë që pa të bijën e botës teksa therej dhe nuk i foli njëherë të shoqit. Ata të dy nuk e donin as ajo nuk e shikonte dot nusen me sy,” tha ajo teksa shtoi se fëmijët e viktimës rrinin tek prindërit e saj dhe burri i saj nuk e kishte ngacmuar pas ka vite që jeton në Greqi, po ashtu Merushja i takonte fëmijët gati çdo javë dhe kujdesej për ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit