-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri zjarrin pronës shtetërore, arrestohet autori në Gjirokastër

Kryesoret

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 59-vjeçar në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave.

“Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit