Autorët e atentatit të Nazmi Bandullës në Shkodër mëngjesin e së martës kanë lëvizur me një makinë tip “Benz E Class” me targa të vjedhura.
Mësohet se makina ka qenë me targa të vjedhura. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se provat e mbledhura janë shumë të pakta dhe dyshohet që atentati të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
Për këtë rast, mësohet se policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat rreth 20 personat, të cilat do të merren në pyetje në lidhje me këtë ekzekutim në qytetin verior.