-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Kalo homazh dhe mesazh për COVID-19: Larg euforisë

Kryesoret

Nga Tritan Kalo

Kohë e pakohtë kovidiane…13.04.2022…Mesmarsi i 2020-ës zyrtarizoj botërisht Pandeminë më të madhe të këtij shekulli, infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Në këto dy vite intervali kohor njerzimi mbarë pati qindra milionë të infektuar e miliona jetë të humbura nga ky virus jetëlëndues dhe jetëmarrës….

HOMAZH për të gjithë viktimat kudo në botë, por një homazh i veçantë për mijra viktimat shqiptare në Trojet Arbërore, që lënduan zëmrat e të gjithëve bashkëkombasve, në veçanti të njerëzve të tyre më të afërm…Në mesin e viktimave ishin edhe dhjetra kolegë Mantelbardhë, infermjerë e staf ndihmës, që rrezikuan të shenjtën jetë për t’u ofruar Përkujdesjen e tyre të infektuarve nga kjo “flamë mbarëbotërore”….U përjetësofshin në mëndjet dhe në zëmrat e një populli të tërë, Amen!!!….

Ku jemi sot në Mesprillin e 2022?!?!…Në daljen pothuajse të plotë nga tyneli i rrugëtimit nëpër tallazet e përballjes me Pandeminë….Si çdo Pandemi tjetër edhe kjo e Sars-Cov2/Covid-19 ka fillimin, zhvillimin POR edhe përfundimin e saj, të ngjashëm me trupin e një reptili gjigand me kokën, trupin dhe bishtin e tij….”BISHTPANDEMIJA” sado që të përpëlitet e sado i gjatë të duket ai, vjen e hollohet nga java në javë, nga dita në ditë DUKE I LËNË VENDIN ENDEMICIZIMIT, dukurisë që e bën infeksionin viral të pranishëm në mozaicizmin e infeksioneve të tjera virale me të cilat NJERZIMI KA BASHKJETUAR, që nga ekzistenca e tij mbi planetin Tokë….

Imuniteti i popullatës i fituar përmes kalimit të pazëshëm ose të zëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, si dhe vaksinimi jo i neglizhueshëm i saj, krijuan kushtet e favorëshme për zbehjen progresive të rasteve si dhe kushtet për pamundësimin e rishpërthimeve, me shtrirjen dhe me forcën e deritashme infektuese e jetëmarrëse të kësaj “flame mbarëbotërore”….VETNDËRGJEGJËSIMI i popullatës, pavarësisht çalesave të herë pas herëshme e kombinuar me Punën, me Profesionalizmin e me Përkushtimin e të gjithë ofruesve të Përkujdesit Shëndetsor, e bënë të mundur përballjen me “flamën mbarëbotërore”….

KOHA për të reflektuar çfarë bëmë dhe çfarë nuk bëmë si duhet, ku gabuam dhe përse gabuam?!?!….KOHA për të përgatitur në vijimësi edhe më mirë infrastrukturën e ofrimit të përkujdesit shëndetsor, si dhe të thellimit të përgatitjes së stafeve mjeksore në përballimin edhe më cilësor të shqetsimeve shëndetsore të popullatës….LARG SA MË LARG EUFORISË DHE GJITHOLLOGJISË….LARG SA MË LARG POLITIZIMEVE TË PABUKTA….PROFESIONALIZËM DHE SA MË SHUMË PROFESIONALIZËM….Together forever!!!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit