Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme memorialin Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë.
Në një postim në Instagram ajo ka shkruar se mençuria strategjike e Skënderbeut do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët dhe se bashkimi bën fuqinë.
Postimi i Kim:
Një nder për të vizituar #Lezhën, qytetin e lashtë ku Gjergj Kastrioti mundi të bashkonte të gjithë popullin shqiptar në 1444 për të luftuar një forcë pushtuese që dukej shumë e fuqishme për t’u mposhtur. Guximi dhe mençuria strategjike e #Skënderbeut le të vazhdojë të na frymëzojë. Bashkimi bën fuqinë!