-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zaev: Marrëveshja e Prespës ja vlejti!

Kryesoret

Ish-kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Kongresin e tretë të partisë opozitare greke SYRIZA, i cili do të mbahet nga 14 deri më 17 prill, pak para udhëtimit në Athinë, në një intervistë për portali informativ grek “Ajidisis” thotë se Marrëveshja e Prespës ia vlejti dhe do të dëshmohet se do të jetë e vlefshme dhe do ta kthejë problemin në zgjidhje, konfliktin në bashkëpunim dhe armiqësinë në aleancë.

Zaev vlerëson se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është në nivel mjaft të lartë. Ai komenton se “ka pika ku ka bashkëpunim dhe progres shumë të shpejt, ka pika ku bashkëpunimi është me ritm të matur”, duke theksuar se progresi është i dukshëm dhe nuk ka ngecje, nuk ka kthim prapa.

“I pamë kryeministrat Kovaçevski dhe Micotakis ditë më parë në Delfi në një takim të përbashkët miqësor, konstruktiv. Jam i bindur se qytetarët dhe forcat politike që duan miqësi dhe bashkëpunim në vend të izolimit dhe konfliktit janë seriozisht më të shumtë dhe më dominues në krahasim me ato në vendet tjera”, thekson Zaev.

Në pyetjen për Marrëveshjen e Prespës ai i përgjigjet me disa pyetje, “para 2018 kemi qenë fqinjë që nuk dëgjoheshim, që nuk komunikojmë dhe që kemi qëndrim armiqësor ndaj njëri-tjetrit?”, por edhe “a jemi tani fqinjë që janë bashkë në NATO? që mbështeten dhe mbrojnë njëri-tjetrin, a bashkëpunojnë kompanitë nga të dy vendet më shumë se më parë, si dhe më në fund Greqia nuk ka problem me faktin që ne jemi maqedonas nga Maqedonia e Veriut?

“U bëj thirrje ju, por edhe të gjithëve që do ta lexojnë këtë intervistë, vendosin dorën e djathtë në zemër dhe përgjigju këtyre pyetjeve, siç bëj unë për momentin. Unë them: ia vlente. Dhe them se do t’ia vlejë, thotë Zaev.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit