Analisti Halil Matoshi, në emisionin Politiko të Kanal 10 ofendoi ministren e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, duke e quajtur “budallaqe”.
Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministre e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë” (budallaqe)
“Ky popull duhet ta vërejë nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkel Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelur për të mbrojtur Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”.
Këtë qëndrim Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se: “Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëhere gjeni një fjalë se çka është kjo”.
Me ndërhyrjen e moderatorit Kushtrim Sadiku për fjalorin e përdorur Matoshi është tërhequr nga fjalët e tij ka kërkuar falje duke thënë se “Po e përmirësoj. Po e tërheq fjalën.”