Kamomili ka veti qetësuese. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhimbjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhimbjet menstruale dhe problemet me dhimbjet e kokës.
Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët.
Efektet pozitive janë ndierë edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale.
Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare dhe qetësimin e sistemit nervor.
Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve.
Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm shëron.









