Hungaria dhe Sllovakia kanë bërë thirrje të përbashkët ndaj Bashkimit Evropian për heqjen e kufizimeve mbi furnizimet me naftë dhe gaz rus, në një kohë kur Evropa po përballet me rrezik për krizë energjitike.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, pas një bisede me homologun sllovak Robert Fico, theksoi se situata kërkon veprime urgjente për të shmangur mungesat e karburantit dhe rritjen e çmimeve.
Ai i kërkoi Brukselit të pezullojë sanksionet ndaj energjisë ruse dhe të ndërmarrë masa për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.
Orban gjithashtu bëri thirrje që Ukraina të rihapë tubacionin e naftës Druzhba, duke paralajmëruar se ekonomia evropiane përballet me rrezik serioz nëse nuk merren masa të menjëhershme për sigurimin e burimeve energjitike.









