Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje qytetarëve që të shmangin çokollatat Kinder, në të cilat është zbuluar prani e salmonelës. AKU-ja njofton se vijon monitorimet në terren, për të hequr nga tregu mallrat e dëmtuara.
“AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës”, njofton AKU.
“5pyetjet.al” e ngriti shqetësimin disa ditë më parë, por AKU u shpreh se nuk kishte informacion duke reaguar me shumë vonesë për heqjen nga tregu të këtyre çokollatave, kur vendet e BE e nisën këtë proces shumë kohë më parë.