Kina ka intensifikuar përpjekjet propagandistike për të fituar mbështetjen për politikën “zero-COVID”.
Por ekspertët paralajmërojnë për goditjen e rëndë ekonomike nga bllokimet e zgjatura.
Atje, agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua publikoi një artikull, me anë të të cilit paralajmëronte se sistemi mjekësor i vendit rrezikonte në rast të një shpërthimi masiv.
Ai u bëri jehonë komenteve të Presidentit Xi Jinping, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të “kapërcejnë vetëkënaqësinë në përgjigje ndaj mutacionit të virusit”.
“Pandemia globale është ende e rëndë, kështu që nuk mund të qetësojmë kontrollet tani”, ka pohuar ai.
Ky vendim për të rritur masat për të luftuar përhapjen e variantit shumë infektiv qëndron në kontrast të dukshëm me pjesën më të madhe të botës, e cila po mëson të jetojë me virusin.
Analisti Bo Zhuang ka thënë se qeveritë lokale po “nënvlerësojnë jashtëzakonisht shumë” dëmin ekonomik të shkaktuar nga bllokimet, të cilat kanë ndërprerë rrjetet logjistike dhe lidhjet ndërqytetëse që mundësojnë rrjedhën e mallrave.
“Ekonomia e Kinës mbështetet në zinxhirët e furnizimit”, ka thënë Zhuang.