-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ushtarak president i Shqipërisë? Reagon Dritan Demiraj

Kryesoret

Dritan Demiraj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për propozimin e bërë nga shoqata Vatra, si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit.

Në postimin e tij në Facebook, Demiraj, i cili ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Brendshëm, shkruan se do të ishte i gatshëm të merrte një post të tillë. “E vlerësoj pa masë këtë propozim dhe shpreh përkushtimin maksimal ndaj kësaj detyre kaq të lartë dhe me përgjegjësi në rast se do të votëbesohem nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë”.

Reagimi i plotë i Demirajt:

Të dashur miq dhe bashkëkombës kudo ndodheni në Shqipëri dhe në mbarë globin!

Shqipëria është Atdheu dhe shtëpia jonë e përbashkët. Gjatë gjithë karrierës time ushtarake dhe civile kam punuar, sakrifikuar dhe luftuar për të nderuar flamurin e Kombin tonë.

Ndjehem i nderuar dhe shumë mirënjohës ndaj propozimit të z. Elmi Berisha kryetar i Federatës Pan-Shqiptare ‘VATRA’, organizata më e vjetër dhe më e nderuar në SHBA e Shqiptarëve të diasporës, për të qenë kandidat i diasporës për President të Republikës së Shqipërisë.

E vlerësoj pa masë këtë propozim dhe shpreh përkushtimin maksimal ndaj kësaj detyre kaq të lartë dhe me përgjegjësi në rast se do të votëbesohem nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.

Parlamenti i Shqipërisë, grupet e saj parlamentare, të gjithë deputetët janë përfaqësuesit e sovranit dhe shpresoj se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë Shqipërisë një kryetar shteti garant të Kushtetutës, mbrojtës të vlerave demokratike dhe simbol të unitetit Kombëtar brenda dhe jashtë trojeve tona.

Shqipëria ndodhet përpara sfidave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, me një të ardhme të sigurt brenda NATO-s dhe prosperitet integrimi së shpejti edhe në BE.

Gjatë gjithë jetës time jam përpjekur maksimalisht t’i shërbej vetëm interesave Kombëtare, me vetmohim, me shembullin personal, korrektësi dhe pastërti në çdo detyrë që më është besuar dhe jam i gatshëm që privilegjin dhe nderin që të ngarkon kjo detyrë kaq fisnike, ta kryej me përulje dhe përgjegjësi maksimale.

Një falenderim të veçantë dëshiroj ta bëj për Federatën Pan-Shqiptare ‘VATRA’ për propozimin për këtë detyrë fisnike si dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë kudo ku janë për përkrahjen dhe mbështetjen maksimale që më keni dhënë këto ditë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë

Zoti bekoftë Shqiptarët

Dr. Dritan Demiraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit