-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

WhatsApp vjen me një risi, mund të dërgoni mesazhe mijëra personave njëkohësisht

Kryesoret

WhatsApp po teston një veçori të re të quajtur ‘Komunitete’ për të patur mundësinë që të dërgohen mesazhe njëkohësisht mijëra personave si dhe për të organizuar grupe në struktura më të mëdha që mund të përdoren nga vendet e punës ose shkollat, tha të enjten shërbimi i mesazheve në pronësi të Meta Platforms.

Mark Zuckerberg e quajti përditësimin një “evolucion të madh” që pasqyronte një ndryshim në mënyrën se si njerëzit komunikojnë në internet.

“Ne ndërtuam Komunitete WhatsApp për ta bërë shumë më të lehtë organizimin e të gjitha bisedave tuaja në grup dhe gjetjen e informacionit”, tha Zuckenberg.

Kreu i WhatsApp tha se funksioni do të bashkonte grupe, të cilat janë të kufizuara në 256 përdorues, nën chate më të mëdha ku administratorët mund të dërgonin sinjalizime në një komunitet prej mijëra.

Kjo është me të vërtetë e orientuar në komunitetet ku ju jeni tashmë pjesë në jetën tuaj që bëjnë komunikim privat,” tha Cathcart, duke përmendur Slack në pronësi të Salesforce ose Microsoft Teams si lloje të krahasueshme komunikimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit