Cardi B dhe Offset u bënë sërish prindër në shtator dhe së fundmi zbuluan emrin e djalit.
Tani ju prezantojmë me Wave Set Cephus! Cardi publikoi foton e vogëlushit shoqëruar me një emoji të valës së detit (nga anglistja, wave – valë).
Reperja u shpreh se kur Offset sugjeroi emrin Wave , ajo ra dakord menjëherë.
Wave erdhi në jetë në shtator. Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar, ka një vajzë me Offset, Kulture, 3 vjeç. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, ka tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme: Jordan, 12 vjeç, Kody, 7 dhe Kalea, 7.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/04/785-0-62593019624b4-785x590.jpg)