Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 497.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,138 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës.
Kurse deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.