Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar një bilanc të 4 viteve pune, duke bërë të ditur se që prej 8 shkurtit 2018 janë marrë 513 vendime.
Gjatë kësaj periudhe është dhënë vendimi për shkarkim nga detyra për 117 gjyqtarë, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 mars 2022 ka dhënë 513 vendime. 199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshiltarë ligjorë; 191 vendime për shkarkimin nga detyra të 117 gjyqtarëve, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë; 78 vendime për ndërprerje të procesit për 48 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ishinspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 35 vendime për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 (ishKryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori ILD (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve”, thuhet në njoftim.