-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut dëbon edhe gjashtë diplomatë rusë

Kryesoret

Maqedonia e Veriut ka dëbuar të premten, 15 prill, edhe gjashtë diplomatë të tjerë nga Ambasada ruse në Shkup, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar.

“Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut (MPJ).

Ambasadorit rus, Sergei Baznikin, i është komunikuar vendimi po ashtu.

Ky është dëbimi i dytë i diplomatëve rusë në më pak se një muaj.

Pesë diplomatë rusë u dëbuan më 28 mars, pasi edhe atë kishin vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Edhe vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli si të padëshiruar dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht.

Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.

Përpara dy dëbimeve të fundit – ku janë përfshirë 11 diplomatë – sipas një liste të disponueshme në faqen e internetit të Ambasadës ruse, gjithsej 19 diplomatë rusë ishin regjistruar në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergei Baznikin dhe dy zyrtarë ushtarakë.

Ambasada e Rusisë tani ka mbetur me tetë diplomatë, përfshirë ambasadorin.

Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa u është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit