Ministri finlandez për Evropën, Tytti Tuppurainen, tha në një intervistë për Sky News se një “shumicë e madhe” e njerëzve në Finlandë e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.
Ajo tha se një vendim nuk është marrë dhe çështja do të diskutohet në parlament, por ka “shumë gjasa” që Finlanda të bashkohet me aleancën.
Tuppurainen tha se veprimet e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë “brutale” dhe lufta është “një thirrje zgjimi” për botën.
E pyetur në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ajo tha se “çdo vend ka të drejtë të bëjë rregullimet e veta të sigurisë”.
Tuppurainen shtoi: “Pra, çfarëdo që Rusia të thotë, ne sigurisht që po e dëgjojmë këtë, por ne po marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe në kushtet tona, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme”.
Të enjten, Rusia tha se do të detyrohet të marrë masa sigurie nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kremlinit Alexander Grushko tha për agjencinë e lajmeve Tass se anëtarësimi në aleancën ushtarake do të çojë në “pasojat më të padëshiruara”.