-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia tenton të mbulojë krimet e luftës në Mariupol, zhvarros mijëra civilë dhe djegin trupin e tyre

Kryesoret

Trupat ruse në Mariupol dyshohet se po gërmojnë mijëra civilë të vdekur dhe po djegin trupat e tyre në krematoriume të lëvizshëm në një përpjekje të mundshme për të shkatërruar provat e mizorive si ato të zbuluara në Bucha dhe qytete të tjera jashtë Kievit kur rusët u tërhoqën.

Këshilli i qytetit të Mariupolit në një postim në Telegram sot tha se burrat e Moskës po zhvarrosnin trupat e varrosur në oborret e banimit brenda qytetit dhe po caktonin roje në çdo shesh për të ndaluar vendasit që të rivarrosnin miqtë dhe të afërmit e tyre të vdekur.

“Përse po kryhet zhvarrosja dhe ku do të merren trupat nuk dihet”, tha këshilli në një deklaratë të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Kjo vjen disa ditë pasi kryebashkiaku Vadym Boychenko paralajmëroi se kufomat ‘mbushnin rrugët’ e Mariupolit ndërsa ai akuzoi Moskën për djegien e dhjetëra mijëra civilëve të vrarë gjatë një rrethimi që ka bllokuar mbi 100,000 civilë në nevojë të dëshpëruar për ushqim, ujë dhe ngrohje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit