-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç takon Dodik-un: Lidhjet tona nuk kanë qenë kurrë më të forta

Kryesoret

“Lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska, nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe askush nuk do të mund t’i prishë ato”.

Kështu është deklaruar Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili të premten e 15 prillit ka takuar anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Në takim thuhet se është rënë dakord për mbështetjen e Serbisë për Republikën Srpska në fushën e ekonomisë dhe më gjerë.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme, kuptuam peshën e pozitës së popullit serb sot. Paqja dhe stabiliteti në rajon janë interesa thelbësore të të dyja vendeve”, ka shkruar Vuçiç në llogarin e tij në Instagram.

Siç thuhet në llogarinë e Presidentit të Serbisë në Instagram, Dodik i tha Vuçiç-it se ai dhe Republika Srpska janë nën presion të madh në lidhje me situatën e brendshme politike në BeH.

Vuçiç tha se Serbia nuk do ta pranojë dhe nuk mund ta pranojë aplikimin e fuqive të Bonit dhe as vendosjen e sanksioneve ndaj lidershipit të Republikës Srpska.

Vuçiç dhe Dodik ranë dakord që pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, seanca e parë e përbashkët të mbahet në Banja Luka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit