Një 29-vjeçar nga Vlora ka debatuar me punonjësin e një karburanti, dhe më pas është kthyer dhe e ka kërcënuar duke i shkatërruar edhe biznesin.
Ngjarja është shënuar në lagjen “42 Maji”, ku i riu pas konfliktit ka shkuar dhe ka thyer xhamat e karburantit, por fatmirësisht punonjësi nuk është lënduar.
Ende nuk dihet shkaku i debati, por prokuroria është në hetim.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit:
– E. R., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.