Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin Kiev, raporton agjencia e lajmeve Reuters, megjithëse shkaku nuk është i qartë.
Dje një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në qytet.
Ndërkohë, media lokale Kyiv Independent thotë se alarmet për sulm ajror janë lëshuar pothuajse në çdo rajon të Ukrainës në orët e para.
Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë tërë natës në pothuajse të gjitha qarqet e Kievit dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimoret më të afërta.