Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se situata në Mariupol mund të jetë një vijë e kuqe në negociatat me Rusinë. CNN shkruan se ministri i Jashtëm tha se po parashikon intensifikimin e luftimeve të rënda në Ukrainën lindore në javët e ardhshme.
“Situata në Mariupol është edhe e rëndë ushtarakisht dhe zemërthyese. Qyteti nuk ekziston më. Pjesa e mbetur e ushtrisë ukrainase dhe një grup i madh civilësh janë në thelb të rrethuar nga forcat ruse. Ata vazhdojnë luftën e tyre, por duket se nga mënyra se si ushtria ruse sillet në Mariupol, ata vendosën ta rrafshojnë qytetin me tokë me çdo kusht”, shtoi ai.