Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga sulmi me raketa në Lviv.
Ky lajm është bërë i ditur nga guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Lviv, Maksym Kozytsky, nëpërmjet kanalit tij në Telegram, citojnë mediat ukrainase, përcjell Albanian Post.
Sipas Komandës Ajrore Perëndimore, katër sulme me raketa kanë ndodhur në Lviv mëngjesin e sotëm.