-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri, futbollisti nga Kosova “çmend” serbët

Kryesoret

Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në futbollin ndërkombëtar. Një i tillë është edhe Leonard Pllana. 25 vjeçari e shënoi golin e fitores së ekipit të tij koreanojugor, Jeonnam Dragons në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Pas golit, sulmuesi nga Mitrovica festoi me shqiponjë dykrenore në stilin e Xhakës e Shaqirit, veprim që i ka “çmendur” serbët.

Mediat e këtij vendi e kanë quajtur këtë si një provokim.

“Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan Blici serb.

Pllana, i lindur në Mitrovicë më 26 gusht 1996, kishte luajtur për të rinjtëe Trepçës, ndërsa karrierën e kishte vazhduar në Evropë në ekipet Grebbestag, Dalkurd, Norrby, GAIS e Brage dhe tash është pjesë e ekipit Jeonnam Dragons.

Ai gjithashtu kishte luajtur edhe për ekipin U-21 të Kosovës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit