Rrustem Mustafa (Remi), ish deputet i PDK-së dhe ish-komandat i UÇK-së në prag të manifestimit “Ditët e Krenarisë”, ju ka bërë thirrje veteranëve të luftës të reflektojnë mbi rrugën e kaluar, e sidomos të reflektojnë mbi sjelljen e secilit pas përfundimit të luftës.
Ai thotë se ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet t’i mundësojë vendit ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë.
“Ashtu siç e kuptuam domosdoshmërinë e luftës kur ishim në robëri, në prag të manifestimit “Ditët e Krenarisë”, dua t’ju thërras që secili prej nesh, në kohet që po hyjmë, të reflektojë mbi rrugën e kaluar së bashku e sidomos të reflektojë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës!
Ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë.
Bashkërisht dhe me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane”, shkruan ai.