Dy ditë pas atentatit kundër ish-policit Orlando Paplekaj në Shijak, policia ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me ngjarjen.
Pistat ku po hetohet janë disa dhe njëra prej tyre të çon te grabitja e blindave me euro në Rinas në 2019.
Njëri prej vëllezërve të Orlandos është kunati i vëllezërve Haxhiaj nga Puka të vrarë më 27 prill 2020.
Dyshohet se vrasjen e vëllezërve Haxhiaj më 27 prill dhe e Dorian Shkozës më 2 mars, janë porositur nga i njëjti grup kriminal i cili kërkon pjesën e parave nga grabitja në aeroportin e Rinasit.
Ata kanë kërkuar vrasjen e personave të cilët kanë pasur dijeni për vendin e fshehjes së parave dhe nuk kanë pranuar ta tregojnë atë.
Orlando Paplkaj, baba i dy fëmijëve të mitur ka punuar për pak kohë si punonjës policie sigurie.
Ditën e shtunë Paplekaj po udhëtonte me një kamionçinë në rrugën Xhafzotaj-Shijak kur u qëllua me të paktën 3 plumba por arriti t’i shpëtonte.