-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri del nesër nga zarfi, Balla: Procesi do të jetë transparent

Kryesoret

Nesër Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e grupit, ku deputetët do të paraqesin zarfin me tre propozimet që kanë për Presidentin e ri. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se procesi do të jetë transparent.

Më pas një grup prej tre deputetësh, konkretisht kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.

“Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara.

Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla. PS kërkon që votimi për kreun e ri të shtetit të mbahet në 4 maj. Nesër PS do të ketë një qëndrim edhe për sanksionet kundër Aqif Rakipit, babait të deputetit socialist Orlando Rakipi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit