Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë treguar për një ngjarje të hidhur që iu ka ndodhur së fundmi në jetën e tyre.
Njëri prej binjakëve të tyre të porsalindur kishte ndërruar jetë papritur. Lajmin e ka bërë vet të ditur lojtari i futbollit përmes një statusi në Facebook.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë.
Është dhimbja më e keqe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.
Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.
Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë,” ka shkruar ai.