Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka akuzuar sërish Edi Ramën se po mashtron për çështjen e Becchetit.
Duke postuar një video të tijën, Xhixho shkruan se Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po ashtu deputetja ka theksuar se Beccheti do të marr çdo qindarkë që Shqipëria ka nga përfitimet ajrore deri sa ti plotësohet shuma.
“Dëgjojeni Edi Ramën si i gënjen shqiptarët për çështjen Becchetti. Francesco Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai do të vijojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën totale 130 milionë euro. Kjo është e vërteta dhe jo gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura që bën çdo ditë kryeministri Rama,” ka shkruar Xhixho.