Pas shkatërrimit në rajonin e Chernihivit, forcat ruse kanë lënë mina në tokat, të cilat konsiderohen të përshtatshme për kultivimin e grurit.
Sipas autoriteteve ukrainase, përveç rrezikut që minat paraqesin për qytetarët, ato pengojnë dhe zhvillimin bujqësor të zonës.
“Rajoni është shumë i madh dhe armiku u vendos në shumë zona,” shpjegoi kreu ushtarak rajonal Vyacheslav Chaus, në komentet e marra nga BBC Monitoring.
Ai tha se çështja e sigurisë po i pengonte fermerët të mbillnin arat, por se shërbimet e emergjencës po merren me këtë.
Ukraina dhe Rusia kanë një rol kyç në tregjet globale të ushqimit. Së bashku, ata eksportojnë rreth 30% të grurit në botë, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP).