-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greva e arsimit në Maqedoninë e Veriut vijon, Nedelkov: Po na përbaltin

Kryesoret

Nuk arrihet në zgjidhje dhe ndalim të grevës në kopshte dhe shkolla. Greva e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në Maqedoninë e Veriut vijon, ndërkohë sipas kryetarit Jakim Nedelkov filluan sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe kryesisë së SASHK-ut.

“Tentativë për diskreditim personal dhe kolektiv të kryesisë së SASHK-ut. Me tekste të porositura në portale të caktuara tentohet të fitohet mosbesimi te lidershipi dhe tentativa për t’i dhënë fund grevës. Pra, nëse keni ndërmend të lëkundni grevistët dhe shpresoni se ata do ta përfundojnë grevën që është vendimi i tyre personal, e keni tmerrësisht gabim. Uniteti është si kurrë më parë, justifikimi i kërkesave gjithashtu. Pra, është e kotë”, tha Nedelkov.

Reagimi erdhi pasi disa media dhe zyrtarë të qeverisë po tentojnë të shtrojnë tezën se fajtor për grevën dhe ndërprerjen e mësimit është vetëm SASHK.

Sipas Nedelkov, pas grevës së SASHK-ut qëndrojnë 25.000 anëtarë, por edhe jo anëtarë të SASHK-ut, të cilët pa dallim sindikatash, partiake, fetare, kombëtare dhe çfarëdo përkatësie, krah për krah, së bashku godasin për të drejtat sociale dhe ligjore, duke i besuar udhëheqjes së SASHK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit