Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov, i tha CNN se ka pasur “bombardime të pandërprera të lagjeve civile” në qytet që nga e diela.
Para kësaj, Terekhov tha se granatimet dhe bombardimet ruse ishin përqendruar në periferi të Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që ndodhet në lindje të vendit pranë kufirit rus.
Kharkiv ka qenë në shënjestër të sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gati dy muaj më parë.
“Në ditët e fundit, [granatimet ruse] kanë qenë në qendër dhe kanë shënjestruar civilët paqësorë,” tha Terekhov.
“Armiku po synon civilët, shumë njerëz janë plagosur dhe disa të vdekur për fat të keq. Në një ditë e gjysmë të kaluar, ne kemi pasur 15 njerëz të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur. Ata 15 të vrarë ishin vetëm në një sulm.”
Terekhov tha gjithashtu se Ukraina do të luftojë për çdo pjesë të tokës dhe nuk do të pajtohet me lëshime territoriale ndërsa sulmet ruse vazhdojnë.