Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në faqen e tij facebook ka ndarë një mesazh urimi për ekipin kombëtar të Kosovës i cili do të përballet sonte me Turqinë për finalen e play off-it që të dërgon në Botëror.
Postimi i Berishës
Sot për Kosovën ndeshja e ndeshjeve.
Miq, sonte Ekipi ynë Kombëtar i Kosovës ndeshet në stadiumin “Fadil Vokrri” me ekipin kombëtar të Turqisë për Kupën e Botës.
Nga zemra fitore historike Kosovës!









