Pandemia por edhe lufta në Ukrainë si duket ka lënë gjurmë edhe në turizmin kosovar, të paktën kështu thonë guidat turistike, por ndërkohë turistët e huaj kanë edhe paragjykime për të vizituar Kosovën.
Bekim Bytyçi tregoi për paragjykimet që behën mbi imazhin e Kosovës, megjithatë sipas tij institucionet, organizatat e sektori privat qenë shumë aktiv kohët e fundit në ndryshimin e imazhit të destinacionit, Kosovë.
Ai tregoi një ngjarje kur në Paris në vitin 2015 e kanë pyetur se a ka luftë ende në Kosovë.
“Nuk e kanë atë pasqyrë të qartë se si qëndron realisht Kosova në 20 vite pas lufte, kështu që imazhi është shumë me rëndësi, po ashtu edhe guidat e ndërrojnë këtë imazh për gjatë eksperiencës dhe provave që i takojnë në rrugëtimin në Kosovë”, tha Bytyçi duke shtuar se pyetja me e sikletshme që i është bërë ka qenë për luftën në Kosovë si dhe pse ka kaq shumë plehra në një natyrë kaq të bukur.
Bytyçi po ashtu tregoi edhe një rast kur botanistët e Danimarkës në malet e Sharrit kanë parë disa lule të cilat para 100 viteve në Danimarkë janë zhdukur.