-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pentagoni: Në Ukrainë janë 76 grupe taktike të batalioneve ruse

Kryesoret

Ai shton se rreth një duzinë BTG në Ukrainë po përpiqen të kapin Mariupol-in.

“Vlerësimi ynë është se Mariupol-i është ende duke u sfiduar”, theksoi zyrtari për VOA-n, përcjell Albanian Post.

Sipas një zëdhënësi të Pentagon-it, ka një numër të konsiderueshëm të forcave tokësore ruse në Mariupol dhe rreth tij.

Qyteti është bombarduar nga avionët dhe artileria ruse.

Ushtria amerikane vlerëson se nëse Mariupol-i bie nën kontrollin rus, ajo do të lëshojë rreth një duzinë BTG për përdorim diku tjetër në Ukrainën lindore ose jugore.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes beson se ushtria ruse ka njëfarë potenciali për operacione ajrore në Detet e Zi dhe Azov.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr  Zelensky, deklaroi se tashmë është e mundur të thuhet se trupat ruse filluan betejën për Donbas-in.

Aktualisht ka 76 grupe taktike të batalioneve ruse (BTG) në Ukrainë, 11 prej të cilave janë vendosur ditët e fundit.

Lajmi u raportua nga “Zëri i Amerikës” duke iu referuar një zyrtari të lartë të Pentagon-it.

Sipas tij, përveç 76 grupeve taktike të batalionit, ka rreth 22 BTG në veri të Ukrainës, të cilat ka të ngjarë të plotësohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit