-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron apo Le Pen? Sondazhi zbulon Presidentin e ri në Francë

Kryesoret

Emanuel Macron do të jetë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, duke siguruar 56% të votave kundër Marine Le Pen, sipas një sondazhi të Opinionway-Kea Partners. Pjesëmarrja pritet të arrijë në 70%. Sondazhi është kryer në periudhën 16-19 Prill.

I njëjti sondazh tregon se 28% e votuesve ndoshta do të preferojnë të abstenojnë, ndërsa nga ata që votuan për Jean-Luc Melanson në raundin e parë, 38% mendojnë të mbështesin Macron dhe 16% Le Pen.

Nga mbështetësit e kandidatit të Gjelbër, Yannick Zando, 61% janë të prirur drejt Macron, ndërsa 7% ndoshta do të votojnë për kandidatin e Frontit Kombëtar. Ndër votuesit që janë të sigurt se do të votojnë, 86% e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.

Macron përballet me një garë të vështirë kundër Marine Le Pen, me dy kandidatët që nxitojnë të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatin e majtë Jean-Luc Melanson në raundin e parë.

Le Pen përballet me akuza se ajo dhe anëtarët e partisë përvetësuan qindra mijëra euro nga fondet publike kur ajo ishte anëtare e Parlamentit Evropian midis 2004 dhe 2017.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit