Në Kosovë janë 447 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina me 105 raste, Prizreni me 56, Ferizaj me 43, Suharekë 28, Gjilani 22 e të tjera.
Dje janë konfirmuar 3 raste të reja me koronavirusin, nga 837 testime të kryera. Kurse janë shëruar 28 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 295.