Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të shtyhet për ditën e nesërme, në orën 09:00 për shkak se ka ndërruar jetë babai i deputetit Luçiano Boçi.
Mbledhja do mbahej 1 orë para se kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj do shkonte në tryezën e thirrur nga PS për konsultimet për presidentit. Kjo ka bërë që takimi që Taulant Balla kishte planifikuar me Alibeajn të shtyhet dhe sot të zhvillohet vetëm me Fatmir Mediun në 16:00.