-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici: Stadiumin e kemi, tani pres që Kukësi të marr titullin kampion

Kryesoret

Pas 3 vitesh punë, pritet që brenda kësaj jave të inaugurohet stadiumi i Kukësit.

Ai do të jetë gati të shtunën, ku dhe do të pres skuadrën e Laçit për një ndeshje me vendasit.

23 prilli po projektohet si një ditë feste për qytetin verilindorë, për tifozët dhe për çdo qytetar pasi është një vepër që pritet të ketë një ndikim të madh në ekonomi. Safet Gjici, kryetari i Bashkisë Kukës, njëkohësisht edhe presidenti i klubit, shprehet i bindur se ky stadiumi është dhurata, trofeu më i rëndësishëm që i bëhet qytetit.

“Besoj se ky stadium është trofeu më i madh në Kukës. Falë meritës që ka pasur Kukësi është edhe ky stadium. Ka sjellë trofeun më të rëndësishëm, titullin kampion në Kukës, që ishte utopi për shumë tifozë. Kemi dal dhe disa herë nënkampion. Kemi fituar edhe Kupën edhe Super Kupën. Besoj se me investimet që do të bëj klubi, do të bëhet një ekip solid, edhe pse kampionati shqiptar është forcuar shumë. Konkurrenca është shumë e madhe, por besoj se Kukësi do ia dalë që vitin tjetër të marrim titullin e dytë kampion.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit