Policia e Kosovës ka raportuar një rast për rrezikimin e jetës së një personi në Lesapoviq.
Një qytetar ka informuar se gjatë natës është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat e kanë kryer procedurat ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Nuk raportohet për të lënduar.
Në një tjetë rast, një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se i janë dëmtuar tre gomat e makinës me një mjet të mprehtë.