Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vlerëson se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, duke shtuar se qeveria e tanishme është e përgatitur për këtë proces.
“Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës – shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë. Pas saj Asambleja e Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar Bashkimin Evropian që të fillojë bisedimet me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet siç janë quajtur në atë kohë. Me intensitet të ndryshme bisedimet kanë vazhduar deri më sot. Prej nëntë vitesh nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret apo të dëshiruara, është në interes të Kosovës ky dialog”, është shprehur Limaj.
Për të dialogu pas pavarësisë është një i komplikuar, dhe nuk është i lehtë.
“Janë negociatat që zhvillohen brenda dy vendeve. Objektivi i Serbisë në drejtim të Kosovës nuk është thjesht për të përmbyllur një dialog, por për të minuar pavarësinë. Ne kemi nevojë për një përmbyllje të dialogut me Serbinë jo thjesht për marrëdhënie Kosovë-Serbi, por për fatin e zhvillimit të vendit tonë, integrimin e vendit në institucione ndërkombëtare”, shtoi ai.