Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla pasditen e sotme zhvilloi një takim me shoqërinë civile për të dëgjuar idetë e tyre mbi Presidentin e ri të vendit.
Në fund të fjalës, Balla u tha të ftuarve se qytetarët që duan të bëjnë ndonjë propozim mund ta dërgojnë emrin në adresën zyrtare e-mail [email protected].
Kjo solli rebelimin e drejtuesit të Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, që nuk e cilësoi serioze. “Unë po e nis nga ftesa.
Unë e kuptoj dhe besoj që e keni bërë me qëllim të mirë, por mendoj se është fyese për shoqërinë civile që t’i thuhet në dërgoni në e-email-in e partisë një emër për President, edhe “Big Brother” kishte më shumë seriozit.
Ky duhet të ishte një moment solemn për Shqipërinë. Adresojuni Kuvendit dhe partive politike” tha ai.
Altin Hazizaj kishte vetëm një kërkesë “Presidentja të ishte grua dhe juriste e mirë”.