Nga Ylli Pango
FLITET PER PRESIDENTIN?
(Çështje të kulturës)
Jo nuk kam ndonjë propozim tu bëj. Vetëm një thirrje: Kujdes! Ka ndodhur diçka e frikshme. Rrezikojmë të kemi president, një të kërkuar nga policia. Pa dijeninë e atyre, që do e zgjedhin. Si? Ja:
…Dëgjova para do ditësh fjalen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, perpara nje audience të nderuar. Ai foli për detyrimin që kanë si forcë politike, për të gjetur IDENTIKITIN e duhur të Presidentit të ardhshëm. Në krah të djathtë kishte ish-presidentin e nderuar Mojsiu.
“Ja p.sh.” tha Erioni,” a do kishte IDENTIKIT më të mirë se një që t’i ngjante IDENTIKITIT të presidentit Mojsiu që e kemi sot këtu”
Disa ditë më vonë, e mirënjohura Elisa S., që mesa duket e kishte dëgjuar dhe pēlqyer termin IDENTIKIT, përdorur nga Erioni, përmendi sërish IDENTIKITIN, në një penxheré tjetër televizive. Ajo tha se po përpiqen si komision, që ta përcaktojnë me kujdes IDENTIKITIN e Presidentit të ardhshëm.
Fjalën IDENTIKIT, e vini re, e kam skalitur me gërma të mëdha. Se aty është tokza e muhabetit, do thoshte një miku im …
…Sipas Fjalorit të Anglishtes moderne të OXFORD:
“IDENTIKITI është vizatim apo foto e supozuar e fytyrës së një personi të paidentifikuar(kryesisht kriminel në kërkim a në dyshim), sipas tipareve të fytyrës, përshkruar nga dëshmitarë që e kanë parë”.
…More mirë se presidentin mund ta përzgjedhin edhe kriminel,(derisa ta marrim vesh a është a s’është i tillë). Po me ish-presidentin që e dimë të gjithë që është burrë i nderuar, ç’patën?