Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa tjerë janë lënduar, kur shpërtheu një autobus në Bursa të Turqisë.
Nga të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Shpërthimi sipas mediave turke, ka ndodhur brenda autobusit që transportonte gardianë burgu.
Deri më tani nuk mund të përcaktohet shkaku, por nuk është përjashtuar mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist, ku është bërë e ditur se hetimet po vazhdojnë.
Guvernatori i Bursas, Jakup Çanbolat, ka thënë para gazetarëve se hetuesit kanë gjetur nje4 bombë artizanale në një shtyllë elektrike e cila ishte aktivizuar nga distanca teksa autobusi po kalonte pranë.