Identifikohet dhe ndalohet nga Komisariati nr. 6 autori që aksidentoi efektivin e policisë në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Bëhet fjalë për Ermal Muçollin, i cili u identifikua pas dëshmisë së pronares së mjetit, D. Muçolli.
Sipas policisë, fillimisht efektivi u afrua pranë makinës së Ermal Muçollit, e cila ishte e parkuar gabim për t’i vendosur gjobë.
Muçolli nuk e ka pranuar këtë gjë dhe pasi kanë debatuar, i ka dhënë gaz makinës, duke dëmtuar në këmbë policin e Patrullës së Përgjithshme.