-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastrim parash e fshehje të pasurisë, Gruevski: Prokuroria nuk ka prova

Kryesoret

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, para se të fillojë gjykimi për “Parcelat në Vodno” u shpreh përmes rrjeteve sociale duke theksuar se kjo deklaratë është e fundit rreth përndjekjes politike.

“Gjykatësit duhet të gjykojnë me dëshmi, por jo edhe me supozime dhe nëse kanë leje nga qeveria ose të guxojnë, le të kundërshtojnë”, u shpreh ai.

Në fjalimin e gjatë, ish kryeministri Gruevski permend edhe biznesmenin Orce Kamçev dhe dëshmitarin Aleksandar Ivanovski.

“Aktakuza se kam marrë para nga partia dhe me ato para në emër të personave të tjera kam blerë pronë. Përfaqësuesit e partisë në gjykatë vërtetuan se nuk kanë konstatuar ndonjë rast të tillë dhe as në Raportin revizor nuk është paraqitur një gjë e tillë”, deklaron Gruevski.

Sipas tij, as prokuroria nuk ka treguar dëshmi se ka marrë diçka, si e ka bërë një gjë të tillë dhe kur.

Gjykata Themelore Penale Shkup sot pasdite duhet të vendosë për rastin “Parcelat në Vodno” në të cilin i akuzuari i parë për pastrim parash, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Akuzohen edhe pesë persona të tjerë: Sasho Mijalkov, Risto Novaçevski, Nenad Josifovic, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska-Kamçeva, për të cilët prokuroria në fjalën përfundimtare hoqi dorë nga ndjekja penale për shkak vjetërsimit të veprës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit