-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dhënat tregtare mbi subjektet e Ballkanit vijnë në një platformë të përbashkët

Kryesoret

Të dhënat mbi subjektet tregtare nga Ballkani Perëndimor janë të disponueshme në platformën e përbashkët rajonale të regjistrit – BIFIDEX, njoftoi Qendra Kombëtare e Biznesit.

Platforma e përbashkët rajonale e Ballkanit Perëndimor e regjistrit të biznesit BIFIDEX, anëtare e së cilës është edhe regjistri tregtar i administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, është tashmë e gatshme për përdorim me kapacitetin e saj të plotë.

Platforma BIFIDEX.com është një platformë rajonale për analizimin e të dhënave tregtare dhe financiare të shoqërive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe mundëson akses në të gjitha të dhënat statutore dhe financiare të përafërsisht 1.5 milionë shoqërive dhe individëve nga regjistrat zyrtarë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të i Zi dhe Bosnje-Hercegovinës (Republika Srpska).

Platforma www.BIFIDEX.com u mundëson përdoruesve të saj të analizojnë të gjithë tregun rajonal sipas industrive dhe treguesve financiarë të tij, si dhe të krahasojnë performancën financiare të shoqërive të ndryshme.

Platforma gjithashtu mundëson një informacion të plotë mbi shoqëritë e lidhura dhe degët në të gjithë rajonin.

Të dhënat të cilat janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme në regjistrat zyrtar, merren në kohë reale me anë të kërkimit drejtpërdrejt në bazat e të dhënave të regjistrave zyrtarë, dhe janë të disponueshme në të gjitha gjuhët zyrtare si edhe në anglisht, ndërsa analiza financiare është në dispozicion në të gjitha monedhat vendase dhe në euro.

BIFIDEX njofton përdoruesit e interesuar sa herë që ka një ndryshim të të dhënave për shoqëritë ose pronarët dhe administratorët e tyre në regjistrat zyrtarë.

Kërkimet për shoqëri dhe individë janë pa pagesë dhe çdo përdorues i sapo regjistruar i BIFIDEX merr një abonim vjetor promocional falas për të përdorur një numër të kufizuar shërbimesh. Pas skadimit të abonimit promocional, përdoruesit mund të përdorin disa nga abonimet tregtare duke filluar nga 60 euro.

Platforma BIFIDEX po zhvillohet që nga viti 2017 si një iniciativë rajonale e regjistrave tregtar, që synon rritjen e transparencës, sigurisë juridke dhe lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në tregun më të gjerë rajonal të Ballkanin Perëndimor.

Kjo nismë mbështetet nga të gjitha qeveritë e regjistrave pjesëmarrës dhe është zhvilluar dhe financuar me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondit të Mbretërisë së Bashkuar për Qeverisje të Mirë.

Krahas lidhjes rajonale të të dhënave të saj me platformën BIFIDEX, Qendra Kombëtare e Biznesit vazhdon të përmirësojë shërbimet për përdoruesit e saj me futjen e shërbimeve të reja për bizneset në Shqipëri, sipas njoftimit zyrtar. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit